
Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Algjeriani po përgatitej me skuadrën për miqësoret verore, por pas një testi të kryer, zbuloi se ishte infektuar me virusin.
Kështu Piolit i duhet të bëjë pa titullarin për disa ditë, deri sa ai të rezultojë negativ.
Bennacer është një nga lojtarët kryesorë të Milanit, teksa në dy sezonet e fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm në skuadrën kuqezi.
Tashmë 23-vjeçari është karantinuar dhe do të qëndrojë aty deri sa virusi të largohet nga trupi i tij.



