
Atalanta është rikthyer te fitorja në Serie A, teksa ditën e sotme ka mposhtur me shifrat e thella 6-2 Udinesen në transfertë. Bergamaskët kanë dhuruar spektakël, duke shënuar nga 3 gola për çdo pjesë dhe duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.
Me këtë fitore, zikaltrit shkojnë në kuotën e 41 pikëve në vendin e katërt, 2 pikë më pak se Napoli i vendit të tretë, që ka një ndeshje më shumë.
Këta të fundit mposhtën minimalisht Sampdorian në shtëpi. Të kaltrit iu falën një goli të Petagna në minutën e 43 të takimi.
Më herët, Sassuolo shkatërroi me shifrat 1-5 Empolin, ndërsa Milani mposhti 0-3 Venezian.



