
E ardhmja e Alphonso Davies me shumë gjasa do të ndryshojë gjatë merkatos verore.
Thuhet se kanadezi do ti bashkohet Real Madridit dhe së fundmi agjenti Nick Huoseh dhe drejtori sportiv i Bayern Munchenit kanë zhvilluar një mbledhje për t’ia vënë pikën kësaj historie.
Bosi i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez ka bërë gati çekun prej 45 milionë eurosh për kanadezin, i cili e përfundon kontratën me bavarezët në qershorin e 2025-sës dhe pikërisht këta të fundit do të tentojnë të evitojnë largimin e tij me parametër zero.
Faktikisht madrilenët janë një ekip i cili ëndërrohet nga çdo lojtar dhe nëse transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, Carlo Ancelotti do ta ketë të mirëmbuluar krahun e majtë të mbrojtjes, me një ndër anësorët më cilësorë dhe të shpejtë në qarkullim.
Real Madridi në çdo sezon pretendon protagonizmin dhe firmosja me lojtarë cilësorë është prioritet absolut për presidencën.
Eshtë sezoni i gjashtë për ishi-n e Vancouver Whitecaps në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe sipas ecurisë së deritanishme besohet se do të jetë i fundit tek rekordmenët e Bundesligës.



