Ferrari nuk njeh rival në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monakos.
Kokëkuqa pushton vijën e parë të nisjes, por kësaj here supriza ishte Kimi Raikkonen, pasi fitoi “pole position” në pistën e Principatës duke lënë pas shokun e skuadras gjermaninin Sebastian Vettel.
Finlandez përshkoi kohën më të mirë në pist me 1 minutë 12 sekonda e 178 të mijtat duke vendosur një rekord të ri të pistës dhe duke fituar për herë të parë një “pole position” në Formula 1 që nga viti 2008.
Me gjithë paraqitjen e tij të mirë grintën e shfaqur në çdo xhiro Vettel, nuk arrtiti që të rivalizojë shokun e tij të skuadrës, duke u kënaqur me vendin e dytë me vetëm 43 të mijtat më shumë se Raikkonen.
Ndërsa për Mercedes kjo ditë nuk ishte shumë pozitive. Në sesionin e tretë të provave, skuderia gjermane u përfaqësua vetëm nga Bottas që do të niset i treti në garë, ndërkohë që Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 14.
Gjithsesi britaniku do të niset i 13 pasi Buton, që ishte mes 10 pilotëve më të mirë, u penalizua me 15 pozicione për shkak të ndërrimit të njësisë së fuqisë së motorit të McLaren.
Tashmë mbetet për t’u parë gara e nesërme nëse dy makinat Ferrari do të ruajnë dy vendet e para. Kjo është në favor të pilotit gjerman Vettel, pasi një vend i parë di ti jepte atij shkëputjen nga rivali direkt për titull Hamilton.
Vettel kryeson renditjen e pilotëve me 104 pikë, i ndjekur ngaLewis Hamilton që ka grumbulluar 98 pikë deri tani. Në vendine e tretë është shoku i skuadrës i pilotit anglez, Bottas, i cili është në kuotën e 63 pikëve. Piloti tjetër i Ferrari-t, Kimi Raikkonen, mban vendin e katërt me 49 pikë. Për sa i takon renditjes së konstruktorëve, Mercedes kryeson me 161 pikë, ndjekur nga Ferrari me 153, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Red Bull me 72 pikë. Gara e Çmimit të Madh të Monakosë do të filloje nesër në orën 14:00.



