
Me largimin nga Atletico Madridi , Diego Costa s’ka reshtur për asnjë moment në lidhje me kërkimin e një ekipi të përshtatshëm. Mosha e tij tregon se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe kërkon të vijojë karrierën në një skuadër që i garanton faktin e të qënit titullar. Sipas Mundodeportivos në të kaluarën 32 vjeçari u bë pjesë e planeve të Besiktasit dhe Benfikës por pretendimet e larta të golashënuesit nuk arritën ta finalizonin këtë akord interesant .
Megjithatë duket se për të është shfaqur një dritë në fundin e tunelit sepse brazilianët e Atletico Mineiros besojnë se mund të firmosin me sulmuesin potent gjatë merkatos aktuale .
Kjo situatë në njëfarë mënyre i imponon Diego Costas marrjen e një vendimi të shoqëruar me reduktimin e pagës sepse pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme në ekonomitë e klubeve , të cilave i duhet koha e nevojshme për tu rikuperuar .
Niveli i treguar për shumë vite në kontinentin e vjetër pa dyshim mbetet një element favorizues për të ardhmen e sulmuesit nga Sergipe për të cilin ofertat nga Brazili vijojnë të jenë shumë prezente .



