
Jean- Clair Todibo ka rezultuar një ndër mbrojtësit më cilësorë të Ligue 1 në sezonin e shkuar.
Tek Nice francezi e ka rigjetur veteveten, i cili në të kaluarën nuk pati sukses tek Barcelona.
Sakrificat e tij janë pasuar me interesin e Juventusit pasi traineri Thiago Motta i vlerëson cilësitë në prapavijë.

Numri një i pankinës do të kërkojë protagonizmin me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe ta rikthejë aty ku e meriton, edhe pse do të ketë një sfidë të vështirë pasi presioni është shumë i madh.
Gjithsesi Jean Clair Todibo e ka bërë me dije para disa kohësh se preferon të transferohet në ‘’ Allianz Stadium ‘’, fakt që tashmë i ka entuziazmuar drejtuesit e torinezëve.
Megjithatë largimi nga Nice nuk do të jetë aspak i lehtë dhe gazetari Fabrizio Romano ka deklaruar se drejtuesit e kanë refuzuar një ofertë në drejtim të 24 vjeçarit prej 35 milionë eurosh.
Duke iu referuar rëndësisë së tij, natyrisht do të tentohet të përfitohet në maksimum por dëshira për t’iu bashkuar ish rekordmenëve të Serisë A mund të rezultojë përcaktuese gjatë merkatos së verës.
Falë performancës së tij dhe shokëve të skuadrës, ekipi i drejtuar nga Franck Haise do të marrë pjesë në grupet e Europa Leagues në sezonin vijues, por interesi i bardhezinjve mund ta bindë për të nisur një tjetër eksperiencë në karrierë.



