
Në këtë merkato verore e cila është drejt përfundimit , një ndër prioritetet e Chelseat për mesfushën vijon të jetë Gavi. Transferimi i Oriol Romeut dhe Gundogan tek Barcelona nënkupton një rivalitet të ashpër për spanjollin, i cili mund të shëndërrohet në një zëvëndësues, fakt që mund ta bindë për të startuar një tjetër eksperiencë. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë shpenzuar afro 1 miliardë euro në dy merkatot e fundit , të cilët do të tentojnë rikthimin tek trofetë por në lidhje me 19 vjeçarin , drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ e kanë refuzuar kategorikisht largimin nga mitiku ‘’ Camp Nou ‘’. Interesi i kryeqytetasve i ka dhënë një sinjal drejtuesve të Barcelonës, të cilët e konsiderojnë një element të domosdoshëm për të ardhmen e fituesve në fuqi të La Ligas. Një tjetër aspekt që e bën shumë të vështirë arritjen e objektivit nga londinezët është se sezoni tashmë ka filluar dhe sulmuesi andaluzian është maksimalisht i fokusuar tek vijimësia me katalanasit.



