
Mesfushori Houssem Aouar e ka vendosur tashmë për të mos vijuar tek Lyoni pas përfundimit të kontratës në 30 qershorin e 2023-shit dhe falë prezencave pozitive , do të zhvillohet një sfidë e ashpër ndërmjet gjashtë klubeve për francezin .
Sezoni aktual është i shtati dhe kontributi gjatë kësaj periudhe është pasuar me një interes masiv.
Real Betisi ishte ekipi i parë që u interesua për të përfituar shërbimet e Houssem Aouar por andaluzët transferuan në ‘’ Benito Villamarin ‘’ Nabil Fekir, një sulmues tejet cilësor , ndër më të mirët e ekipit të Manuel Pellegrinit.
Gjithsesi Real Betis do ta ketë shumë të vështirë sepse pas derës janë disa ekipe të elitës , pavarësisht se uria për sukses e spanjollëve , me qëllimin kryesor të pjesëmarrjes në Champions League lë vend për entuziazëm .
Edhe Roma e Jose Mourinhos është një kandidate për tu marrë në konsideratë pasi me ‘’ The Special One ‘’ në stol ‘’ Verdhekuqtë ‘’ e treguan me fitimin e Conference Leagues se janë të denjë për të arritur majat në Itali dhe më gjerë .
Edhe pretendentët nga Premier League meritojnë respekt maksimal , ndër të cilët përfshihet Arsenali i Mikel Artetas , ekip që ka ndryshuar shumë së fundmi por objektivi kryesor vijon të jetë fitimi i trofeve .
Edhe për Newcastle United mund të thuhet e njëjta gjë por ndryshimi me kandidatët është se ‘’ Las Urracas ‘’ janë klubi më i pasur në botë dhe në të kaluarën kanë patur sukses gjatë negociatave me Lyonin pasi transferuan në ‘’ St James Park ‘’ Bruno Guimaraesin, lojtar kyç në mbarëvajtjen e ekipit të Eddie Howes .
Kur flitet për ekipet e elitës sigurisht mendja të shkon edhe tek Atletico Madridi i Cholo Simeones , ndër të cilët më shumë ka vuajtur në këtë fillim sezoni në lidhje me aspiratat .
Çuditërisht ‘’ Los Rojiblancos ‘’ u eleminuan nga faza e grupeve të Champions Leagues dhe në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ka filluar të mendohet seriozisht për të ardhmen , njëkohësisht për të evituar disfata të tilla.
Kryeqytetasit nuk do të jenë si më përpara dhe në merkaton e ardhshme priten largime .
Më i përfoluri është Joao Felix i cili pretendohet nga Manchester United dhe Houssem Aouar konsiderohet zëvëndësuesi i denjë i portugezit.
Mesfushës së madrilenëve i nevojitet më tepër kreativitet për të dalë të fituar nga sfidat dhe perla e Lyonit mund t’ia lehtësojë disi dhimbjet e kokës trainerit argjentinas .
Edhe Juventusi ka patur të njëjtin fat si ‘’ Los Colchoneros ‘’ në Champions League dhe vijon të hasë probleme edhe në Serinë A , fakt që reflektohet në pozicionin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në tablelë .
Sipas Nicolo Schiras , torinezët tashmë kanë përveshur mëngët për të parë deri ku mund të arrijnë në lidhje me këtë lojtar , por duhet nënvizuar se do të jetë një sfidë e vështirë dhe me shumë të papritura deri në fund për arsye të ekipeve të përfshira për 24 vjeçarin.



