Sfida me Kastriotin, Josa: Të fitojmë dhe të shkojmë të qetë në finale

Sfida me Kastriotin, Josa: Të fitojmë dhe të shkojmë të qetë në finale

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur para mediave, në prag të sfidës së fundit të kampionatit, ndaj Kastriotit. 

Në fjalët e tij, Josa u shpreh se Vllaznia duhet të fitojë këtë takim për të shkuar e qetë në finalen e Kupës ndaj Laçit. 

Normalisht që çdo skuadër dëshiron ta fitojë ndeshjen, por ne kemi një motiv më shumë për ta fituar atë duke pasur parasysh faktin që është fundi i kampionatit dhe duam të arrijmë objektivat tona. Në varësi edhe të ndeshjes së kaluar me Egnatian, do të shohim si do të jetë skuadra dhe më pas do të shkojmë për ta përmbyllur kampionatin me rezultatin e duhur.

Nuk e kemi aspak mendjen se çfarë do të bëjnë rivalët tonë. Kuptohet që jemi të fokusuar maksimalisht te ndeshja me Kastriotin. Duhet të shohim vetëm punën tonë dhe të mos mendojmë se çfarë bëjnë ata. Kupthet që duhet të luftojmë fort me erën dhe jo vetëm atë që kemi përballë sepse ndonjëherë më e keqe është ftohja pas shpine. Ne do të bëjmë punën tonë dhe shpreso që t’ia dalim sepse do të ishte një plus shumë i madh dhe për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy