Juventus ofensivë për Enes Unal

Juventus ofensivë për Enes Unal

 Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik i kanë rezultuar të pamjaftueshëm Massimiliano Allegrit në këtë fillim sezoni dhe traineri italian ka kërkuar përforcime për vijën sulmuese në merkaton e janarit .

Enes Unal i Getafes po bën paraqitje për tu duartrokitur me madrilenët, lojtar që sezonin e kaluar e finalizoi me 16 gola në 37 takime duke evidentuar se duhet patjetër të merret në konsideratë .

25 vjeçari pavarësisht se mbron ngjyrat e një ekipi mesatar tashmë është përfshirë në merkaton e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ , skuadër e cila ka një rënie rendimenti të theksuar, fakt që ka ndikuar në eleminimin nga faza e grupeve të Champions Leagues dhe renditet në një pozicion aspak komod në Serinë A.

Spanjollët pretendojnë 30 milionë euro për turkun por ish rekordmenët e Scudettos nuk do të jenë të vetmit në këtë sfidë , ashtu siç ndodh rëndomtë në merkato sepse do të sfidohen nga Atletico Madridi, një tjetër surprizë në kompeticionin më të rëndësishëm europian nga rëndësia në krahasim me sezonet e kaluara.

Sigurisht nëse do të largohet nga ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ , Enes Unal do të shëndërrohej në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Getafes, i cili deri më tani e ka treguar se e meriton kalimin tek një ekip elite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy