
Rikthimi në lojtarin përcaktues i cili tërhoqi vëmëndjen e drejtuesve të Real Madridit në kohën kur aktivizohej tek Real Betisi, me kalimin e ditëve po i shton pretendentët për Dani Ceballos .
Spanjolli po impresionon me ‘’ Galaktikët ‘’ , arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga Bayern Muncheni.
Andaluzi e përfundon kontratën në fundin e sezonit dhe për bavarezët konsiderohet një mundësi ideale për të akorduar transferimin e mesfushorit në ‘’ Allianz Arena ‘’ me parametër zero.
Sipas ‘ Relevos ‘ gjigandët e Bundesligës dhe jo vetëm mendojnë se mund ti vijë në ndihmë Joshua Kimmich dhe Leon Goretzkas por gjithsesi duhet theksuar se prioriteti i 26 vjeçarit është qëndrimi tek kryeqytetasit , me të cilët pretendon fitimin e titujve në të ardhmen.
S’ duhen mënjanuar as ‘’ Los Verdiblancos ‘’, të cilët shpresojnë në rikthimin e tij në ‘’ Benito Villamarin ‘’ , tek ekipi ku filloi të spikasë por besohet se për realizimin e objektivit duhet të presin pasi tanimë ka filluar ta bindë Carlo Ancelottin, trainer i cili po zhvillon një eksperiencë për tu mbajtur mend me fituesit në fuqi të Champions Leagues.



