Ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë, nuk do të luhet në “Elbasan Arena”, ashtu sië ishte planifikuar fillimisht, për shkak se në këtë stadium po bëhet rregullimi i tapetit.
Ka qenë vetë klubi verilindor, që ka bërë të ditur, se sfida e së dielës do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, duke filluar nga ora 13:45.
Pritet të jetë një sfidë e luftuar, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin fitoren.
“Ndeshja me Vllazninë nuk do të luhet në "Elbasan Arena" siç ishte planifikuar pasi në impiantin e Elbasanit, po bëhet rregullimi i tapetit i cili është dëmtuar kohët e fundit. Në bashkëpunim me FSHF, ndeshja është vendosur të luhet në stadiumin "Egnatia Arena", ditën e diel duke nisur nga ora 13:45”, thuhet në njoftimin e Kukësit.



