Milani, zgjedh zëvëndësuesin e Pavloviç

Milani, zgjedh zëvëndësuesin e Pavloviç

Në sezonin e parë me Milanin Stahinja Pavlovic po tregon se drejtuesit kanë bërë zgjedhjen e duhur gjatë merkatos së shkuar.

Serbi po e konsolidon vendin e një titullari në skemat e Sergio Conceiçaos, për të cilin tashmë disa ekipe në kontinentin e vjetër kanë shfaqur interes.

Përballë kësaj situate, reagimi ka qenë i menjëhershëm nga krerët e ‘’ Djallit ‘’, të cilët po analizojnë një opsion të mundshëm për tu transferuar në ‘’ San Siro ‘’.

Jhon Lucumi prej tre sezonesh po shkëlqen në rradhët e Bolognas, i cili është në lartësinë e duhur për ta përfaqësuar Milanin në të ardhmen e afërt.

Kontrata me kuq e blutë përfundon pas një viti dhe ish kampionët e Champions Leagues do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt.

Me shitjen e serbit arkat e Milanit do të fuqizoheshin dhe sigurisht do ta arrinin këtë marrëveshje për një shifër më inferiore, ç’ka do ti mundësonte blerjen e të tjerë elementëve gjatë merkatos së verës.

Pretendentët nuk kanë munguar për Stahinja Pavlovic dhe mbërritja e Jhon Lucumit në Milano me shumë gjasa do të jetë një përforcim cilësor për prapavijën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy