
Gazetarja Klevisa Alinane, tifoze e Italisë, tha në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, se në këtë Botëror mbështet Argjentinën për shkak të Leo Messit.
Alinani deklaroi se për atë që Messi i ka dhënë futbollit, të imponon ta mbështesësh në këtë moment deçiziv.
Unë jam tifoze e Italisë, por në mungesë të tyre, si shumë të tjerë mbështes Argjentinën në Botëror. Kjo për shkak të Messit.
Nuk jam ndonjë fanse e Messit, por për atë që i ka dhënë futbollit, të imponon ta mbështesësh në këtë moment deçiziv do e quaja unë. Për ta mbyllur edhe ai Botërorin me trofe.
Të gjithë flasin vetëm për Mbappe, por duhet të përmendte edhe një futbollist si Giroud, që është treguar vendimtar për skuadrën në këtë Botëror.



