Pavarësisht interesit të Barcelonës dhe Liverpoolit, Atletico Madridi ka hedhur hapa të sigurtë përpara në lidhje me firmosjen me Sofyan Amrabat.
‘’ Los Colchoneros ‘’ janë shumë afër akordit me marokenin, lojtar që spikati në Botërorin e Katarit dhe me përfundimin e këtij evenimenti , skuadrat cilësore filluan ofensivën për ta bërë pjesë të tyren .
Në këtë rast, Fiorentina do të kishte mundësinë për të mbushur arkat dhe të përforcohet gjatë merkatos së verës , me shitjen e 26 vjeçarit i cili në pjesën vendimtare të sezonit e humbi vendin e titullarit nën drejtimin e Vincenzo Italianos.
Për ishi-n e Feyenoordit dhe Veronës, presidenti Enrique Cerezo është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro dhe sigurisht kalimi i tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të konsiderohej një ndër transferimet më cilësorë të kryeqytetasve në vigjilie të sezonit të ardhshëm.
Tre sezone me ‘’ Vjollcët ‘’ , shtuar edhe performancën me Marokun e kanë bindur ‘’ El Cholo ‘’ Simeonen për ta patur nën urdhërat e tij , tek një ndër ekipet më të ndërlikuar, në Spanjë dhe më gjerë .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.