
Do të luhen ditën e sotme ndeshjet për turin e tretë në Europa League dhe Conference League.
Në fushë, do të zbresin edhe tre skuadra shqiptare. Shkupi, luan në turin e tretë në Europë League, teksa sfidon në transfertë irlandezët e Shamrock Rovers, ndeshje e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 21:00.
Dy orë më herët, në fushë do të zbresë edhe Shkëndija e Tetovës, që në turin e tretë në Conference League, përballet me suedezët e AIK.
Në 20:00, kampionët e Kosovës, Ballkani pret në shtëpi skuadrën e Klaksvikar nga Ishujt Faroje.
Të treja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për t’u kualifikuar në “play off” dhe më pas të tentojnë grupet në Europë.
Shkupi ka edhe një mundësi tjetër në rast eliminimi, pasi nga turi i tretë në Europa League, shkon në “play off” e Conference League.



