Martinez “përplas” Realin me kombëtaren belge (VIDEO)

Martinez “përplas” Realin me kombëtaren belge (VIDEO)

Santiago Solari do të jetë emri i ri që do të drejtojë Realin e Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit i cili arriti rezultate mjaft të dobëta nën drejtimin e Los Blancos.

Por, emri i Solarit pritet që të jetë përkohësisht në drejtimin e madrilenëve pasi presidenti Perez po mendon një emër të madh për ti bësuar skuadrën e tij.

Pas trajnerit Antonio Conte, emri më i ri që ka dal në skenë është ai i teknikut aktual të kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez.

Për të bërë të mundur afrimin e 45-vjeçarit, “Los Blancos” duhet të bisedojnë me drejtuesit e Federatës Belge të Futbollit, me të cilët Martinez ka kontratë deri në vititn 2020.

Nuk kemi komente mbi kontratën që federata ka me bashkëpunëtorët e saj, sepse të dhënat i konsiderojmë private. Nëse një klub dëshiron të kontaktojë me zotin Martinez, më parë duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën Belge të Futbollit,” – deklaroi zëdhënësi për shtyp i federatës së Belgjikës, Stefan Van Loock.

Nën drejtimin e Martinez, Belgjika e mbylli Botërorin “Rusi 2018” në vendin e 3-të, që konsiderohet edhe arritja më e madhe në historinë e kësaj përfaqësueseje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy