Nis puna te Vllaznia, shkodranët zyrtarizojnë dy afrime

Nis puna te Vllaznia, shkodranët zyrtarizojnë dy afrime

Te Vllaznia ka nisur puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm, por edhe për atë që do të luajë në Europë, në kualifikueset e Conference League.

Ditën e sotme, klubi shkodran ka zyrtarizuar dy afrime në skuadër. I pari që u prezantua, ishte mesfushori Lorik Boshnjaku, i cili vjen nga skuadra e Prishtinës dhe do të zëvendësojë Ardit Krymin, i cili u transferua në Bjellorusi.

Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me radhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!

Afrimi i radhës, është ai i legjendës së sulmit, Vioresin Sinani. Ky i fundit do të jetë pjesë e stafit teknik të kuqvebluve. Në njoftimin e Vllaznisë thuhet se Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023.

Vllaznia ka kënaqësinë t'iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin. Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy