
Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit kanë marrë një vendim në lidhje me merkaton e verës.
Besohet se Franco Mastantuono do të huazohet për të patur më shumë minuta për tu shprehur në fushën e lojës.
Mesfushori sigurisht befasoi në të shkuarën me River Platen por për të qenë në lartësinë e ‘’ Galaktikëve ‘’ sigurisht i duhet më shumë punë.
Drejtuesit kanë menduar një destinacion ideal dhe flitet për Villarealin.
Kalimi tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ do ti jepte më tepër hapësira 18 vjeçarit, sidomos të qëndruarit në La Liga.
Ekipi nga Castellon shquhet si mjaft kompetitiv, kampion në të shkuarën në Europa League.
Kualifikimi për në Champions League sezonin vijues do të jetë një plus për talentin nga Azul i Buenos Airesit, një ndër më premtuesit aktualisht.
Franco Mastantuono shquhet për teknikën dhe gjithashtu është tejet i sikletshëm sidomos në duelet një kundra një.
Mbeten detaje për tu zgjidhur, si përshembull koha e qëndrimit në ‘’ Ceramica ‘’ dhe sigurisht paga e lojtarit.
Javët vijuese besohet se do të përcaktojnë të ardhmen e nxënësit të Alvaro Arbeloas i cili ka kontribuar me 3 gola dhe 1 asist në 35 sfidat e sezonit aktual tek të ashtuquajturit ‘’ Los Merengues ‘’.



