“I lumtur për afrimin e Messit”, Pochettino: Kemi një ekip, por jo një grup

“I lumtur për afrimin e Messit”, Pochettino: Kemi një ekip, por jo një grup

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino është shfaqur shumë i lumtur që në skuadrën e tij do të ketë edhe Leo Messin. Duke folur para ndeshjes në kampionat ndaj Strasbourg, tekniku argjentinas, u shpreh se ka një ekip, por tani me lojtarët e afruar duhet të formojë një grup, për të pasur sukses.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur këtu ku jemi tani, ne e ndiejmë përgjegjësinë, por gjithashtu po e shijojmë këtë situatë. Jemi të lumtur për ardhjen e Leo Messit, e dimë se çfarë përfaqëson një lojtar si ai, për mua është diçka e bukur. Nuk është se ndjej më shumë apo më pak përgjegjësi krahasuar me projektet e tjera të së kaluarës. Përgjegjësia më mbush me dëshirën për të fituar gjithmonë, një gjë e tillë nuk do të jetë kurrë problem për mua.

Ne kemi një ekip që për momentin nuk është ende një grup, por një grup emrash. Është sfidë për ne t’i bëjmë këta yje një skuadër, me disiplinë dhe organizim. Leo ka sjellë energji pozitive, kjo është ndjesia që po përjetojmë të gjithë. Të gjithë trajnerët duan të stërvitin lojtarët më të mirë në botë, sigurisht që duam edhe të kemi sa më shumë lojtarë në dispozicion.

Duhet nënvizuar edhe puna e shkëlqyer e klubit, presidentit dhe Leonardos në lidhje me afrimin e Messit. Është kryer punë e madhe në ditët e fundit për të bërë të mundur një operacion merkatoje të këtij niveli. Mbappe është lojtari i ynë, vazhdon të jetë i tillë. Presidenti e tha një gjë të tillë, kjo ka rëndësi. Icardi? Mauro është i rëndësishëm për ne, nuk ka shkaqe që më bëjnë të mendoj se do të largohet“, u shpreh Pochettino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy