Skuadra e Romës ka realizuar edhe një transferim.
Sulmuesi francez i Sassuolo, Gregoire Defrel, në sezonin e ri do të luajë për skuadrën e Romës.
Defrel ka mbërritur në kryeqytetin e Italisë për t’i kryer testet mjekësore, shkruan Calciomercato, përcjell Express.
“Jam i gatshëm, mezi po pres. Dua të luaj mirë, të bëhem lojtar i Romës dhe të jem i gatshëm”, ka deklaruar ish sulmuesi i Cesenas. /Express/



