Liverpool gjen zëvëndësuesin e Wijnaldum

Liverpool gjen zëvëndësuesin e Wijnaldum

  Largimi i Georginio Wijnaldum tek Paris St Germain i hapi rrugën një revolucioni  në mesfushën e Liverpoolit.

Jurgen Klopp ka tentuar në çdo merkato për të gjetur profilin e ngjashëm me atë të hollandezit dhe duket se drita në fund të tunelit për ‘’ The Redsat ‘’ është shfaqur .

Douglas Luiz i Aston Villas sipas ‘ Express ‘ e ka bindur ishi-n e Borussia Dortmundit dhe po mendohet një formulë për ‘’ Los Villanos ‘’ për të përfituar shërbimet e 24 vjeçarit.

Ideja  e ish kampionëve të Champions Leagues është shkëmbimi ndërmjet  Alex Oxlade- Chamberlain dhe talentit nga Rio de Janeiro i cili pretendohet edhe nga ‘’ Topchinjtë ‘’ e Arsenalit që shikohen si një kërcënim për rivalin direkt në Premier League.

Kryeqytetasit nuk pranojnë të tërhiqen dhe Liverpoolit i ka dalë punë sepse sidoqoftë konsiderohen një ekip me shumë traditë pavarësisht se në vitet e fundit nuk i ka ecur në kompeticionet pjesëmarrëse.

Duhet kujtuar se në merkaton e verës negociatat ndërmjet Arsenalit dhe Aston Villas nuk patën sukses por forma e shkëlqyer e nxënësit të  Steven Gerrard e bën akoma më të preferuar nga klubet e famshëm dhe natyrisht për shërbimet e tij do të zhvillohet një tjetër supersfidë britanike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy