
Katër sezonet tek Milani e kanë ndihmuar Mike Maignan të shëndërrohet në një ndër portierët më të mirë të Europës.
Francezi ka avancuar me sukses në rradhët e ‘’ Djallit ‘’, për të cilin parashikohej se interesi i ekipeve me emër nuk do të vononte.
Në fakt është Manchester United, drejtuesit e të cilit kanë filluar ta mendojnë si një opsion për vijimësinë, kontrata e të cilit me ish fituesit e Champions Leagues skadon verën e ardhshme.
Rendimenti jo optimal i Andre Onanas, i shoqëruar me ulje-ngritje të vazhdueshme tashmë ia ka mbushur mendjen trainerit Ruben Amorim se nuk duhet ta llogarisë për më tej.
Transferimi i mundshëm në ‘’ Old Trafford ‘’ do të ishte një mundësi shumë e mirë për karrierën e ishi-t të Lilles, i cili ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me krerët nga Milano për rinovimin e kontratës.
Duhet shtuar se 30 vjeçari vijon të përfaqësojë edhe kombëtaren e ‘’ Gjelave ‘’, një fakt i cili duhet marrë në konsideratë.
Sigurisht afrikani duket se është me një këmbë larg ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ dhe tek 20 herë kampionët e Premier Leagues po punohet me shumë përkutshtim për ta arritur marrëveshjen me Mike Maignan.



