
Vicenzo Italiano është trajneri më i ri i Fiorentinës. Pasi bëri shumë mirë me Spezian në sezonin e fundit në Serie A, tashmë trajneri 43-vjeçar është zyrtarizuar te skuadra nga Firence.
Fiorentina pak ditë pas përfundimit të sezonit, zyrtarizoi në stol Gernnaro Gattuson, por ky bashkëpunim u mbyll ende pa nisur, duke zgjatur vetëm 22 ditë.
Në këtë situatë, drejtuesit e Firoentinës nisën nga puna, për të emëruar trajnerin e ri. Pasi e studiuan me kujdes, u vendos që drejtimi i skuadrës t’i besohet Italianos, me të cilin shpresojnë të arrijnë objektivat sezonalë. Palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.



