“Ëndërrojmë medaljen”, Toçi: Xhepa konkurroi me më të mirët, do bëjmë krenarë shqiptarët

“Ëndërrojmë medaljen”, Toçi: Xhepa konkurroi me më të mirët, do bëjmë krenarë shqiptarët

Pas arritjes historike të skiatorit Denni Xhepa, i cili u rendit në vendin e 28-të, në Slalom midis 88 garuesve, në Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi. Ky i fundit e konsideroi si një arritje të madhe atë të Xhepës ditën e sotme, ndërsa shtoi se në vitet e ardhshme do e bëjnë Shqipërinë krenare.

Toçi deklaroi se ëndrra e të gjithëve, është që të sjellin një medalje olimpike për Shqipërinë.

“Është një arritje historike për Shqipërinë. Të renditemi të 28-ët, është një arritje e madhe ndërkombëtare. Ky djalë 18-vjeçar konkurroi me më të mirë, imagjinoni se ku mund të jetë pas 4 viteve. Ishte shumë afër më të mirëve. Shumë shpejt Shqipërinë do e bëjmë krenare. Kemi ëndërr që të sjellim medalje olimpike në Shqipëri.

Në biotën e skive, 30 të parët, janë në zonën më të mirë të mundshme. Objektivi që kishim ishte të renditeshim në 30 të parët. Nuk është e lehtë, që të lëmë pas rreth 60 vende. Kemi lënë pas, Greqinë, Serbinë, Kroacinë, Bosnjën dhe shumë shtete të tjera.

Ky djalë dhe Kevin Qerimi, të kenë ambicie dhe ne mbi një projekt, të sjellim medaljen për Shqipërinë. Duhen pak para dhe shumë strategji. Vullneti për para gjendet nëse ka ambiocie dhe projekte.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy