Shkupi do grupet e Conference League, Sedloski: Duam të jemi pjesë e historisë, e njohim Ballkanin

Shkupi do grupet e Conference League, Sedloski: Duam të jemi pjesë e historisë, e njohim Ballkanin

Këtë të enjte, do të luhet ndeshja e parë e “play off” në Conference League, mes Shkupit dhe Ballkanit. Një sfidë historike për të dyja skuadrat, që do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në grupet e Conference League.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Shkupit, Goce Sedloski, i cili u shpreh se skuadra e tij e njeh mirë kundërshtarin, ndërsa shtoi se ekipi i tij dëshiron të jetë pjesë e historisë.

Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që duhet të luajmë mirë, të jemi të fokusuar në maksimum dhe të marrim rezultat pozitiv, mendoj se jemi gati për një gjë të tillë dhe besoj se edhe futbollistët e mi do të kryejnë me sukses detyrat në fushë.

E njohim kundërshtarin mirë dhe dimë se për cilësitë e tyre, ku dhe kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me ata. Për ne kjo është një ndeshje historike, dhe ne duam të jemi pjesë e historisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy