
Tetë skuadrat angleze që marrin ende pjesë në FA Cup, kanë mësuar kundërshtarët për çerekfinalen e këtij kompeticioni.
Southampton ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të përballet me Manchester City.
Liverpool dhe Chelsea ishin me fat në short, pasi përballë kanë kundërshtarë të lehtë, me skuadrën e Klopp që sfidon fituesin e Nottingham Forest-Huddersfield, ndërsa londinezët luajnë ndaj Middlesbrough.



