Reali gjen zëvëndësuesin e Casemiros

Reali gjen zëvëndësuesin e Casemiros

Largimi i Casemiros tek Manchester United e ka tronditur paksa Real Madridin .

Megjithatë duke qenë se për vite me rradhë rezultoi një referent në mesin e fushës , madrilenët e kanë gjetur menjëherë zëvëndësuesin e brazilianit.

Carlo Ancelotti pavarësisht se ka në dispozicion Fede Valverden , Dani Ceballos apo Aurelien Tchouamenin, sipas Ekrem Onur ‘’ Galaktikët ‘’ kanë vendosur të investojnë rreth 53 milionë euro për transferimin e Pierre- Emile Hojbjerg në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

27 vjeçari firmosi me Tottenham Hotspurin në 2020-tën për 17 milionë euro dhe shifra e ofruar nga Florentino Perezi flet qartësisht për nivelin impresionues në të cilin ka arritur.

Pierre- Emile Hojbjerg prej tre sezonesh po shkëlqen me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe në ndeshjet e para të sezonit e ka ndihmuar skuadrën e Antonio Contes me 1 gol në dy të tilla. 

Mënyra e lojës së talentit nga Copenhagen preferohet shumë nga ikona e trainingut Carlo Ancelotti por duhet theksuar se bashkombasi i tij shquhet për fanatizmin ndaj yjeve të ekipit dhe parashikohet se ky akord do të jetë shumë i vështirë për tu arrirë.

Traineri nga Lecce tregoi shumë shpejt aftësitë në stolin e ‘’ Spursave ‘’ duke i kualifikuar për në Uefa Champions League , arritje që siguroi qëndrimin e peshave të rënda në ‘’ White Hart Lane ‘’.

  Duke qenë se jemi në metrat e fundit të merkatos , historia bëhet edhe më interesante, gjatë të cilës nuk përjashtohen surprizat pasi na kanë shoqëruar vit pas viti me transferimin e lojtarëve cilësorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy