Presidenti i nderit te Kukësi, Safet Gjici, ka folur para mediave, gjatë prezantimit të trajnerit Skënder Gega. Në fjalët e tij, Gjici u shpreh se skuadra ka plane afatgjata, ndërsa shtoi se ka një projekt, për ndërtimin e një akademie profesionale.
Sipas Gjicit, te ekipi verilindor duhet të ketë 4-5 lojtarë kuksianë, ndërsa shtoi se te akademia do të merren lojtarë nga Tropoja, Hasi dhe nga Prizreni.
Kemi një tjetër projekt bashkëpunimi mes Bashkisë dhe Federatës për të ndërtuar edhe dy fusha të tjera. Ato do t’i shërbejnë ekipeve të moshave, ne duam që të rrisim akademinë. Kemi biseduar për të ndërtuar një akademi profesioniste.
Aty do të marrim jo vetëm nga Kukësi, por edhe nga Tropoja, nga Hasi, nga pjesa e Prizrenit. Atëherë do të themi se kemi prodhimin tonë për të furnizuar ekipin e parë. Duhet të kemi të paktën 4-5 kuksianë për skuadrën A.



