Arsenali dhe Manchester United, duel për De Ketelaere

Arsenali dhe Manchester United, duel për De Ketelaere

Duke qenë se jemi drejt fundit të sezonit , llogaritë kanë filluar të bëhen nga ekipet e elitës.

Shumë lojtarë si gjithmonë vijojnë të spikasin në kampionatet më të rëndësishëm të Europës, një ndër të cilët është edhe Charles De Ketelaere.

Belgu është shëndërruar në lider tek mesfusha e Atalantës, një rival i sikletshëm, sidomos në Itali.

Për ishi-n e Milanit do të zhvillohet një sfidë emocionuese në Premier League, ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United, dy ekipe të cilët prej vitesh nuk po e rigjejnë dot rrugën e suksesit.

Në sezonin e parë me ‘’ La Dean ‘’, 22 vjeçari e ka befasuar trainerin Gian Piero Gasperini dhe anglezët do të tentojnë ta largojnë nga ‘’ Gewiss ‘’.

Për bergamaskët do të ishte një humbje e madhe por gjithsesi potenciali i ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Topchinjve ‘’ mund t’ia vërë pikën kësaj historie.

S’duhet përjashtuar se pritet një lloj rezistence, sidomos nga numri një i stolit, i cili prej vitesh e ka shëndërruar Atalantën në një rival të denjë edhe në kompeticionet europiane.

Ishi i Club Brugges ka treguar cilësitë edhe në lidhje me realizimet dhe deri më tani numëron 10 gola dhe 7 asiste në 30 sfida, të cilit interesi i Arsenalit dhe Manchester United ia rrit vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy