Sfida Shqipëri-Hungari/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Hungari/ Publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria do të luajë sonte në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë, përballje që starton në orën 18:00.

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka bërë publike edhe formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e parë.

Tekniku italian ka vendosur që këtë sfidë jetike t’ia besojë këtyre 11 lojtarëve.

Në portë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje treshja, Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në krahë të djathtë në vend të Hysaj, Edy Reja vendosi ti besojë një fanellë titullari Albi Dokës ndërsa në krahun e majtë zbret sërish si titullarë Lorenc Trashi. Në mesfushë Abrashi dhe Gjasula janë titullarë fiks ndërsa Nedim Bajrami debuton si titullar në vend të Bares.

Nuk arriti të rikuperohet në kohë Sokol Cikalleshi i cili pësoi një dëmtim në gju ndërsa vendin e tij e merr Bekim Balaj. Rikthehet më në fund si titullar edhe Myrto Uzuni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy