
Brahim Diaz mbetet një ndër lojtarët më premtues të Real Madridit. Ecuria shumë e mirë është pasuar me interesin e Manchester United në orët e fundit.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ tashmë nën drejtimin e Ruben Amorim do të tentojnë ti hedhin pas krahëve ulje-ngritjet e të kaluarës dhe për këtë trainer do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme.
Pavarësisht aftësive, sidomos në aspektin teknik, rivaliteti tek ‘’ Los Merengues ‘’ e ka lënë disi në prapavijë 25 vjeçarin dhe anglezët e shikojnë si një alternativë për tu përforcuar në metrat e fundit.

Parashikohen negociata intensive ndërmjet palëve gjatë vijimësisë sepse 20 herë kampionët e Premier Leagues sigurisht do të këmbngulin për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.
Një aspekt që i avantazhon është ai ekonomik, i cili ja lehtëson arritjen e objektivave, edhe pse jo gjithmonë rezulton kështu.
Sulmuesit nga Malaga do ti duhet të marrë një vendim për të ardhmen, i cili është në një ndër momentet më të rëndësishëm të karrierës.
17 sfida, 2 gola dhe 3 asiste është kontributi i Brahim Diazit në këtë sezon dhe duhet parë se si do të veprojnë ‘’ Los Blancos ‘’ për ta blinduar ose në të kundërt mund të përforcojnë një rival të mundshëm në Champions League në të ardhmen.



