Demi: Duhet ligji për sponsorizimet, Shqipëria të ndjekë modelin e Kosovës! (VIDEO)

Demi: Duhet ligji për sponsorizimet, Shqipëria të ndjekë modelin e Kosovës! (VIDEO)

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi në një lidhje telefonike për emisionin “Skaner” në MCN TV theksoi rëndësinë që ka bërja e ligjit për sponsorizimet në Shqipëri.

 Duhet të bëhet ligji i sponsorizimit. Modeli i Kosovës, ne mund ta bëjmë edhe më të mirë. Sporti është pasaporta më e madhe e një vendi të vogël, pa asnjë treg, pa asnjë gjë.

Demi tha se sikur Shqipëria të bëjë 10 për qind të asaj që bën Kosova do të bëhej diçka e mirë për sportin.

Shteti është i varfër që të japë para për ne, s’kemi pse t’i kërkojmë shtetit tonë. Unë vërtet kam bërë investime. Vetëm një gjë, ligji i sponsorizimeve, te bastet nuk ka për të marrë njeri licencë me këto që po fliten deri tani. Teorikisht, politikisht, i kanë kokat e mëdha, s’kemi gjë në dorë ne. Ne duhet të flasim për ekipet shqiptare, në volejboll, basketboll, çfarë mund të bëhet e mirë për sportin. Kosova një pjesë e vogël e Shqipërisë së madhe, dhe Shqipëria e madhe nuk bën as 10 për qind të asaj që bën Kosova. Do isha i gëzuar sikur Shqipëria të bënte 10 për qind të asaj që bën Kosova, do ishim idealiste se në vite do bëhej diçka më e mirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy