Jareci: Do ketë penalizime edhe për arbitrat në VAR nëse gabojnë

Jareci: Do ketë penalizime edhe për arbitrat në VAR nëse gabojnë

Sokol Jareci është shprehur se në rast se arbitrat që janë në VAR, gabojnë do të ketë penalizime, njëjtë siç do të ndodhte për arbitrat ë fushë. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, disenjatori i arbitrave u shpreh se pavarësisht futjes së VAR-it në Shqipëri, përsëri do të ketë nevojë për moviolë, pasi VAR sipas Jarecit ndërhyn atëherë kur gabimet janë faktike.

VAR objektivin e tij ka të evitojë gabimet. Pjesa e moviolës do të jetë, pasi VAR nuk është i pranishëm në çdo vendim të arbitrit, por është për ato gabimet e mëdha. Për sa i përket ndeshjeve, si rrallë herë, në të pesta ndeshjet është dashur ndërhyrja e VAR.

Janë situata të cilat për herë të para, shikohen nga VAR te fugoni dhe më pas nga gjyqtari. Dyshimi duhet të jetë zero tani. Aleksi i ka shpëtuar kartonit të kuq, me reagimin e tij te penalltia. VAR ndërhyn sa herë që situata kur janë faktike. Për faull VAR, ndërhyn vetëm kur është karton i kuq.

Rastet e refuzimit të arbitrit nga VAR, janë shumë të rralla. Te fugoni janë arbitrat dhe asistentët në listë. Në ndeshjen me Hungarinë, në VAR ishte Irrati. Është numri 1 për VAR, por nuk ka stemën e FIFA-s. VAR është ai që merr vendimin dhe jep sinjalizimin.

Në momentin që VAR merr vendimin, loja vazhdon dhe e ndjek AVAR. Në ndryshim nga sezoni i kaluar kemi edhe 2 kamera pas portave. VAR ka 4 kënde kamerash.

Penalizim për arbitrat e VAR nëse gabojnë? VAR ka të njëjtin funksion si arbitri në fushë. Nëse nuk i sugjeron arbitrit në fushë, një gabim të dukshëm, atëherë penalizimi do të jetë për atë që është në VAR.”, u shpreh Jareci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy