Richard Rios, objektiv i Atletico Madridit

Richard Rios, objektiv i Atletico Madridit

Jo vetëm ne kontinentin e vjetër por edhe përtej tij shumë lojtarë vijojnë të spikasin.

Më së shumti janë ato që performojnë në kampionate të ndryshme të Amerikës së Jugut, kryesisht në Argjentinë dhe Brazil. Historikisht këto dy shtete janë shquar për prodhimin e talentëve dhe lojtarët që kanë bërë diferencën Richard Rios është një ndër to. 

Kolumbiani është tashmë një referent tek Palmeiras dhe gjithashtu është grumbulluar rregullisht në kombëtare nga traineri Nestor Lorenzo. 

Atletico Madridi ka shfaqur interes për 25 vjeçarin, i cili adaptohet me lehtësi në disa pozicione të mesfushës, është tejet teknik dhe gjithashtu i rrezikshëm për rivalët. 

Brazilianët janë të ndërgjegjshëm për kualitetin e Richard Rios dhe presidentja Leila Pereira pretendon të arkëtojë rreth 40 milionë euro për shitjen e tij. 

Madrilenët me në krye Enrique Cerezon synojnë ta arrijnë këtë marrëveshje për afro 25-30 milionë euro dhe drejtuesit e Palmeiras kanë nisur të analizojnë se deri ku mund të arrijë kjo histori. 

Ishi i Flamengos ka filluar të entuziazmohet sepse një provë në La Liga, tek një ndër ekipet më të rëndësishëm, pjesëmarrës rregullisht në Europë do të ishte një hap shumë i suksesshëm jo vetëm në aspektin sportiv por edhe në atë ekonomik. 

Duhet theksuar se Richard Rios është pjesë e Palmeirasit prej tre sezonesh tashmë dhe konsiderohet një vlerë e shtuar në 11-shen e portugezit Abel Ferreira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy