Real Madridi, refuzon pretendimin e Benfikës për Antonio Silvan

Real Madridi, refuzon pretendimin e Benfikës për Antonio Silvan

Dëmtimet e njëpasnjëshme të David Alabas dhe Eder Militaos në sezonin aktual, janë pasuar me lëvizjet e drejtuesve të Real Madridit për të shtuar forcat në prapavijë.

‘’ Galaktikët ‘’, momentalisht një ndër klubet më të suksesshëm të botës së fundmi janë vënë në ndjekje të Antonio Silvas, një komponent shumë cilësor në rradhët e Benfikës.

Për 20 vjeçarin ka treguar interes edhe Liverpooli, Bayern Muncheni dhe Manchester United, për të cilin drejtuesit e luzitanëve pretendojnë 100 milionë euro.

Natyrisht kjo shifër është konsideruar e ekzagjeruar nga presidenti Florentino Perez dhe momentalisht po analizohen të tjera opsione nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’. 

Jemi shumë pranë fillimit të merkatos së verës, periudhë gjatë të cilës priten transferime dhe largime nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Traineri Carlo Ancelotti është afër shkruajtjes së historisë me kryeqytetasit, të cilin e pret finalja e Champions Leagues, e parashikuar të zhvillohet me 1 qershor kundër Borussia Dormundit në ‘’ Wembley ‘’.

Portugezi në sezonin e dytë me ‘’ Shqiponjat ‘’ numëron 2 gola në 36 sfida, një ndër më të spikaturit në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy