Disiplina zbulon vendimet/ Dënohet Egnatia, paralajmërohet Apolonia

Disiplina zbulon vendimet/ Dënohet Egnatia, paralajmërohet Apolonia

Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar këtë të enjte, vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.

Egnatia është dënuar me gjobë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në ndeshjen ndaj Tiranës.

 Ndërkohë Apolonia është paralajmëruar se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

VENDIMET E PLOTA:

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. Lojtari i KF Maliqi, Arlind Xaka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i SH.S Albpetrol, Rudin Nako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF Bylis U17, Paulin Sinarrapaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy