
Antoine Griezmann, pasi u zyrtarizua si lojtari më i ri i Atletico Madrid, tashmë edhe është prezantuar te madrilenët.
Pas grumbullimit me Francën, sulmuesi është rikthyer në Spanjë, aty ku menjëherë është bashkuar me Atletico dhe është takuar me shokët e rinj të skuadrës.
Megjithatë në rikthimin e tij tek Atletico, Griezmann nuk do të ketë më numrin 7 si në të kaluarën, por tashmë do të mbajë fanellën me numrin 8.
30-vjeçari u largua nga Atletico në verën e vitit 2019, duke kaluar te Barcelona, por aventura te këta të fundit nuk shkoi si duhet dhe tashmë vendosi të rikthehet.



