Ballkani barazoi në kampionat 1-1 me Ulpianën, një ndalesë kjo që erdhi pas një serie fitoresh radhazi.
Megjithatë edhe kjo ndeshje është regjistruar fitore dhe skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë 3 pikët në tavolinë.
Klubi nga Suhareka kishte bërë një ankesë në Komisionin e Garave të FFK-së, ku parashtrohen parregullsi nga klubi rival, në lidhje me aktivizimin e Andi Arifit në minutën e 80, i cili nuk ishte i regjistruar në protokollin e ndeshjes. Komisioni e ka pranuar ankesën e klubit të Ballkanit, duke i dhënë fitoren 0-3. Kjo është hera e dytë që Ballkani merr tre pikë në tavolinë, pas rastit të Gjilanit.



