Humbja në derbin ndaj AEK-ut, nuk është kapërdirë dot nga tifozët e Olympiacos. Pas përfundimit të ndeshjes, ka shpërthyer një kaos i madh.
Tifozët e Olympiacos pushtuan fushën, ku u godit edhe arbitri i ndeshjes, italiani Davide Massa. Përveçse u futën në fushë, tifozët shkatërruan edhe stolat e stadiumit “Georgios Karaiskakis".
Kishte një përplasje në fushë mes tifozëve dhe policisë, ndërsa Olympiacosin tashmë e pret edhe një dënim nga Federata për trazirat e krijuara.
Sa ipërket renditjes, Olympiacos qëndron në vend të tretë të renditjes me 63 pikë, ndërsa AEK-u fiton kreun me 72 pikë, po aq sa edhe Panathinaikos.



