
Prej vitesh Rayan Cherki është konsideruar një ndër më të spikaturit tek Lyoni.
Mesfushori i ka qëndruar besnik francezëve por për të asnjëherë nuk kanë munguar ofertat.
Duke iu referuar kësaj situate, tashmë drejtuesit e ‘’ Les Gones ‘’ e kanë nxjerrë në shitje pasi mendojnë se mund të përforcojnë ndjeshëm arkat me largimin e tij.
Deri më tani Paris St Germain dhe Liverpooli kanë insistuar për të përfituar shërbimet e 21 vjeçarit por s’duhet harruar se në të kaluarën edhe Real Madridi u konsiderua kandidat potencial për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Flitet se drejtuesit e ish gjigandëve të Ligue 1 janë të gatshëm të negociojnë duke filluar nga 30 milionë euro për golashënuesin, një shifër aspak problematike për pretendentët.

Ja vlen të përmendet se gjatë merkatos së verës Rayan Cherki ishte shumë pranë kalimit tek Borussia Dortmundi por nuk u arrit marrëveshja dhe drejtori sportiv i Paris St Germain Luis Campos insistoi deri në fund kalimin e tij në ‘’ Parque de Princes ‘’.
Pjesë e mosarritjes së saj ishin marrëdheniet aspak të mira ndërmjet ish presidentit të Lyonit John Textor dhe atij të kuq e bluve Nasser Al Khelaifi, e cila i jep avantazh pretendentëve.
Ndërkohë ‘’ Të Kuqtë ‘’ të cilët liderohen nga Arne Slot e konsiderojnë një vlerë të shtuar në ofensivë, lojtar që mund të adaptohet shumë shpejt me Premier Leaguen.
Në të shkuarën ish fituesit e Champions Leagues e humbën shansin për ta patur pjesë të tyren por në vijimësi thuhet se drejtuesit do të japin maksimumin për arritjen e objektivit.



