Fitorja bindëse ndaj Vllaznisë, Abilaliaj: Ishte një ndeshje perfekte e Partizanit

Fitorja bindëse ndaj Vllaznisë, Abilaliaj: Ishte një ndeshje perfekte e Partizanit

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas fitores bindëse që skuadra e tij mori ndaj Vllaznisë me rezultatin 4-1.

Abilaliaj deklaroi se ishte një ndeshje perfekte, ndërsa tha se ishte punuar shumë për të arritur deri këtu. 

Besoj ishte fitorja me bindëse për sa i përket mënyrës si u zhvillua loja, ishte një ekip tejet agresiv në fushë. Synimi ka qenë që të arrinim në këtë pikë, Kupat e Europës sollën një fare lodhje, sot ishte një ndeshje perfekte.

Këtë kemi dashur që në fillim, këtë duam që të jap gjithmonë dhe të vendos kualitetin e vet. Rrapaj shumë agresiv, pavarësisht se njihet si lojtar shumë teknik, sot u bë diferenca në shumë vija. Besimi ka qenë i jashtëzakonshëm tek të gjithë, këta lojtarë kanë dëshirë për të luajtur dhe në kampionate të rëndësishme. Duan të mësojnë, kanë ernergji, ka qenë e thjesht të punosh me këta, ka konkurrencë të shëndoshë. I kemi bërë gjërat e qarta, fitore pas fitore të gjithë futbollistët duan të bëhen pjesë e këtij ekipi.

Që me mbarimin e ndjeshjes disa lojtarë po bënin seancën stërvitore, unë u vonova pak pasi isha duke bërë planin për ditët në vazhdim, fokusi është tek ndeshja e radhës, pavarësisht me kë përballemi, Partizani është Partizani kudo që të shkojë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy