Ditën e sotme, u zhvilluan punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, aty ku u zgjodh edhe kryetari i ri.
Anëtarët që morën pjesë në këtë Asamble, zgjodhën si kryetar të SHRF Fier, Ilias Haxhiraj. Në këtë mbledhje u miratua edhe buxheti i SHRF Fier për vitin 2022, teksa anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Ilias Haxhiraj për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Gjithashtu, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Fier zgjodhën 4 nga 5 kandidatura të propozuara me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së. Përfaqësuesit e zgjedhur janë Ilias Haxhiraj, Koço Kokëdhima, Fatos Sulaj dhe Robert Caushaj.



