Leo Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në MLS, te skuadra e Inter Miami. Pas golit në debutim, sulmuesi argjentinas ishte sërish vendimtar për skuadrën e tij. Messi shkëlqeu në fitoren 4-0 të Inter Miami ndaj Atlanta United. 36-vjeçari shënoi dy golat e parë të sfidës, teksa dha edhe asistin për golin e katërt që u shënua nga Taylor. Kjo është fitorja e dytë radhazi për Inter Miami, diçka që nuk e arrinte nga muaji maj.



