
Këtë të premte, është planifikuar të luhet sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e tretë.
“Klasikja” e futbollit shqiptar, fillimisht ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Air Albania”, por është ndryshuar së fundmi.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Tiranës, “Selman Stërmasi”. Ky ndryshim mendohet se u bë për shkak të gjendjes së fushës në stadiumin “Air Albania” dhe se Kombëtarja shqiptare do të presë ndeshjen e fundit në fushatën e Ligës së Kombeve në këtë impiant përfaqësuesen e Islandës më 27 shtator në orën 20:45.



