
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, foli për mediat, pas humbjes në miqësore, ku skuadra e tij u mposht më shifrat e thella 4-0 nga spanjollët e Atletico Madrid.
Tekniku bardhezi deklaroi se kjo humbje do i bëjë mirë skuadrës për të ardhmen, ndërsa shtoi se duhet të përgatiten sa më mirë për debutimin në kampionat në fundjavë.
Kjo disfatë do të na bëjë mirë. Jemi të lodhur dhe kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika, duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitemi sa më mirë për debutimin në kampionat. Kemi një javë për t’u përgatitur veçanërisht psikologjikisht, janë tri pikë për t’u fituar dhe sigurisht që do të kemi një qëndrim tjetër.
Atletico e Madridit është një nga skuadrat më të forta në Evropë. Duke i lejuar që të kundërsulmojnë, u dhamë ushqim për dhëmbët e tyre. Morata? Nuk po them asgjë, sepse ai nuk është lojtari ynë.



