Manchester City, ofensivë për Aurelien Tchouameni

Manchester City, ofensivë për Aurelien Tchouameni

Ulje-ngritjet e Manchester City-t në sezonin aktual referuar rezultateve, i kanë përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve për të bërë maksimumin në merkato.

Pep Guardiola pa dyshim është një ndër trainerët më të mirë të botës por sigurisht periudha të tilla janë mëse normale në futboll.

Objektivi i rradhës për spanjollin është Aurelien Tchouameni, sipas ‘ Football Insider ‘.

Drupal Ad

Francezi është shëndërruar në një lojtar përcaktues tek Real Madridi i Carlo Ancelottit dhe numri një i ‘’ Qytetarëve ‘’ Al Mubarak do të japë maksimumin për t’ia plotësuar dëshirën trainerit katalanas.

Përshtatja me lehtësi në disa pozicione të mesfushës e lartëson automatikisht figurën e 24 vjeçarit, i cili në fakt pretendohet nga disa ekipe të njohur, shtuar edhe Liverpoolin.

Natyrisht ekipet kryesore të Premier Leagues mbeten një kërcënim për rivalët për arsye të potencialit në aspektin ekonomik dhe duhet parë nëse do të arrijnë ta bindin ishi-n e Monacos për tu larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos aktuale, ose asaj verore.

Mesfushori nga Rouen deri më tani ka patur një nivel optimal me ‘’ Los Merengues ‘’, i reflektuar në 23 sfida, përfshirë të gjithë kompeticionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy