
Milani regjistroi humbjen e parë për këtë sezon, teksa u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 1-2.
Megjithatë, sikur të mos mjaftonte kjo humbje, te kuqezinjtë tashmë është ndezur alarmi edhe për dëmtimet.
Mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez, ka shfaqur probleme në kofshë dhe për këtë arsye, është larguar nga grumbullimi i tij me Francën.
Probleme ka shfaqur edhe mbrojtësi i djathtë, Davide Calabria, i cili u zëvendësua në sfidën me Napolin, pas 45 minutave të para.
Në listën e të dëmtuarve është shtuar edhe Sandro Tonali, i cili gjithashtu nuk është grumbulluar me kombëtaren e Italisë.
E vetmja gjë pozitive për Piolin në këtë situatë, është pauza dy javore e kombëtareve, ku shpreson të rikuperojë të dëmtuarit.



