
Ky mund të jetë sezoni i fundit për Gonzalo Higuain, në futbollin e luajtur. Vetë sulmuesi argjentinas në një intervistë për “ESPN”, ka thënë se pas përfundimit të kontratës me Inter Miami, do të bëjë pushim. Gjithashtu ai zbuloi se klubi i tij dëshiron të marrë Leo Messi-n në të ardhmen, por tha se nuk e di nëse kjo mund të realizohet.
“Kam një vit tjetër në kontratën time me Inter Miami, pastaj do të bëj një pushim, larg nga futbolli dhe gjithçka. Unë nuk dua të krijoj në telashe, nuk e di nëse Leo do të vijë në Majemi. Ka nënshkruar për dy vite me PSG-në, por klubi e dëshiron. Të shohim çfarë do të ndodhë.
Nuk shoh ndonjë mundësi për rikthimin tim në kombëtare, kam kaluar shumë vite të lodhshme aty. Nuk e kam fare mendjen te përfaqësuesja. Jam në një fazë tjetër të jetës sime, sot përparësia ime është familja. Nuk do të ndryshoja për asgjë në botë për të parë vajzën time duke buzëqeshur”, u shpreh Higuain.



