Fuqizimi i krahut të djathtë të mbrojtjes mbetet një ndër detyrat e drejtuesve të Atletico Madridit në vigjilie të sezonit të ri .
Pavarësisht prezantimeve të shkëlqyera të Nahuel Molinas, spanjollët konsiderojnë se duhet të shtojnë forcat në këtë pozicion për të krijuar siguri gjatë ndeshjeve.
Tronditja e pësuar me eleminimin nga grupet e Champions Leagues , shtuar edhe rezultatet e fundit e ka vënë tejet në dyshim të ardhmen e Diego Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Megjithatë, kryeqytetasve nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të shikojnë përpara dhe ‘’ El Cholo ‘’ ja ka vënë syrin Jonathan Claussit , i cili aktivizohet në rradhët e Marseilles .
Çuditërisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë patur luhatje të vazhdueshme në prapavijë , ndër pikat më të forta të tyre në sezonet e fundit.
Por 30 vjeçari nga Strasburgu nuk është i vetmi opsion për madrilenët , të cilët po monitorojnë edhe Matty Cash, Alvaro Odriozola dhe Cesar Azpilicueta .
Ulje-ngritjet në futboll konsiderohen normale por i kanë shërbyer Atletico Madridit dhe drejtuesve për të reflektuar , me objektivin e rikuperimit të terrenit të humbur dhe natyrisht rikthimit tek titujt.



